Carragher jep versionin e tij pse u injorua nga Ronaldo në Old Trafford

Jamie Carragher ka thënë se ka pasur të drejtë nga dita e parë në lidhje me rikthimin e pasuksesshëm të Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi dhe kjo ishte arsyeja pse portugezi e injoroi të hënën mbrëma.

Djajtë e Kuq ishin nikoqirë të Liverpoolit në Old Trafford, ndërsa para ndeshjes, superylli i futbollit shkoi për t’i përshëndetur Roy Keane dhe Gary Neville.

Aty ndodhej edhe legjenda e Redsave, të cilin 37-vjeçari e injoroi haptas duke refuzuar t’i flasë.

Duke dhënë versionin e tij për këtë situatë, Carragher theksoi se edhe trajneri Erik ten Hag mendon si ai, pasi e la Ronaldon në bankën rezervë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme, të cilën e fitoi Unitedi.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ka bërë shaka me veten në Twitter duke shkruar: “Mbrëmje e keqe nga fillimi deri në fund! Më la bosh miku im i mirë, Ronaldo, Man Utd shfaqi luftë dhe cilësi ndaj Liverpoolit”.

Ndërsa gjatë të martës, ai theksoi se kishte pasur të drejtë për CR7 që nga fillimi dhe se trajneri mendon njësoj si ai, porse edhe legjendat e Man Utd tash e tutje do të pajtohen me të.


Shtuar 23.08.2022 20:33