Një muaj paraburgim për A.G. pas vdekjes së 26-vjeçarit në një punëtori në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, përmes Departamentit të Përgjithshëm dhe gjyqtares së procedurës paraprake, i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit A.G., masë kjo që mund të zgjasë deri më 22.07.2026. Ai dyshohet me bazë për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi, ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Në njoftimin për media thuhet se, gjatë vendosjes për paraburgimin, gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për shqiptimin e kësaj mase. Sipas provave të siguruara deri në këtë fazë, ekziston dyshimi i bazuar se më 22 qershor, rreth orës 08:15, në lagjen Arbanë të Prizrenit, në një objekt banesor, i pandehuri A.G., në cilësinë e personit përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nga pakujdesia nuk ka instaluar pajisjet mbrojtëse, nuk ka garantuar përdorimin e tyre kur ka qenë e nevojshme dhe nuk ka vepruar në përputhje me dispozitat apo rregullat teknike për masat e sigurisë në punë.

Të lidhura

None found

Sipas të njëjtit njoftim, në ditën kritike A.G., si shofer dhe përgjegjës i pompës së betonit, nuk e ka vendosur në mënyrë të sigurt këtë pompë. Gjatë zbrazjes së betonit nga mikseri, për një moment pompa ka rrëshqitur, ndërsa si pasojë e kësaj rrëshqitjeje është shkëputur një gyp nga pompa, i cili e ka goditur në kokë viktimën V.M., duke i shkaktuar vdekjen. Në njoftim theksohet se këto fakte do të vlerësohen më tej në fazat e ardhshme të procedurës penale.

Më tej bëhet e ditur se gjyqtarja e procedurës paraprake, duke u mbështetur në provat materiale të mbledhura deri tani dhe duke çmuar si të bazuar dyshimin për kryerjen e veprës penale nga i pandehuri, ka vlerësuar se me paraburgim sigurohet prania e tij dhe mundësohet zhvillimi normal, pa pengesa, i procedurës penale.

Njoftimi shton se hetimet ndodhen ende në fazën fillestare, ndaj duhet të dëgjohen dëshmitarët e rastit, të merret në pyetje i pandehuri dhe të sigurohen prova të tjera materiale. Po ashtu, duke pasur parasysh peshën e rëndë të pasojave të shkaktuara në vendin e punës, gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se paraburgimi, për momentin, është masa adekuate dhe e domosdoshme. Gjykata, sipas njoftimit, pret gjithashtu një trajtim të shpejtë dhe efikas të rastit nga Prokurori i Shtetit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 24.06.2026 15:32

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerjojobetmeritkingGrandpashabetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş