Cristiano Ronaldo: Më ndjekin ato mua, jo unë ato

Vazhdojnë festimet në rrjetet sociale nga ana e Cristiano Ronaldo-s, pasi portugezi ka arritur 770 gola në karrierë.

Pas postimeve të gjatë të bëra të dielën dhe të hënën, në të cilët portugezi ka folur edhe për sukseset që do akoma të arrijë, CR7 ka lavdëruar veten me dy stories në Instagram:

“Nuk i ndjek unë rekordet, rekordet më ndjekin mua”, ka shkruar në një fotografi që ka në sfond numrin e golave, 770.

 

 


Shtuar 16.03.2021 19:37