Camavinga “zbarkon” në Madrid, nesër prezantohet si lojtar i Realit

Ashtu siç u njofua nga klubi madrilen, Camavinga nesër do të prezantohet si lojtar i Real Madridit ditën e nesërme.

Francezi ditën e sotme pas ndeshjeve me kombëtaren U21 ka “zbarkuar” në kryeqytetin spanjoll.

Mesfuhshori do të nënshkruajë një kontratë që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027.

Ndërkohë, Reali pagoi 30 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar për shërbimet e francezit.


Shtuar 7.09.2021 23:06