Armando Broja duket se mund të jetë më pranë seç pritej te Milan.
Sipas “Tuttomercatoëeb”, vështirësia që Leao të rinovojë me Milanin ekziston, kështu që media italiane raporton se kuqezinjtë mund të konsiderojnë shitjen e tij për një shifër prej 120 milionë euro.
Chelsea dhe City duket se janë dy më të interesuarit për portugezin. Chelsea është i gatshëm t’i ofrojë para Milanit për Leao dhe një mes Armando Brojës, Zyiech dhe Pulisic, por kohët e fundit Milan ka treguar se është më i interesuar për bomberin shqiptar.
Nga ana tjetër thuhet se Manchester City është gati t’i ofrojë një pagë vjetore prej 10 milionë euro në sezon./ h.ll/albeu.com