Protesta e banorëve të Divjakës kundër propozimit të Partisë Socialiste për riorganizimin e bashkisë ka vijuar edhe në ditën e 47-të, me qytetarët që kërkojnë ruajtjen e statusit të Divjakës si bashki më vete.
Gjatë tubimit në shesh, protestuesit deklaruan se nuk do ta ndërpresin qëndrimin e tyre deri në marrjen e një përgjigjeje pozitive për kërkesën e tyre.
Të lidhura
None found
Edhe pse numri i pjesëmarrësve ishte i kufizuar, folësit u shprehën të vendosur për ta vijuar protestën derisa Divjaka të mbetet bashki më vete, në formën që ka aktualisht.
Banorët i kanë bërë thirrje edhe deputetëve të zonës, mes tyre deputetes së Divjakës dhe deputetit Erjon Braçe, i cili ka marrë tre mandate në këtë zonë, që të shprehen publikisht në mbështetje të kërkesës së tyre.
Pas përfundimit të tubimit, protestuesit marshuan në rrugët e qytetit duke përsëritur thirrjet: “Divjaka bashki” dhe “Divjaka e qytetarëve, jo e tradhtarëve”.
