Berisha pret pafajësi për ish-krerët e UÇK-së: Nesër sytë e shqiptarëve janë te Haga

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përpara shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Berisha deklaron se pret pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët i përshkruan si heronj të çlirimit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas tij, pas një procesi gjashtëvjeçar, gjykata pritet të shpallë nesër vendimin për ish-udhëheqësit politikë të Kosovës. Berisha thotë se gjatë ndjekjes së procesit nuk është bërë publike asnjë provë që mbështet akuzat për të cilat ata u arrestuan.

Për këtë arsye, ai shprehet se shqiptarët presin vetëm një rezultat, atë të pafajësisë së tyre, dhe që ish-krerët e UÇK-së të rikthehen të lirë, krenarë dhe siç janë, heronj të çlirimit të Kosovës.

Njëkohësisht, Berisha thekson se çdo vendim i Gjykatës së Hagës duhet respektuar, ndërsa i cilëson të papranueshme dhe të dënueshme kërcënimet ndaj Kosovës, rendit, paqes dhe sigurisë së saj në rast të një vendimi ndryshe.

Ai nënvizon se Kosova nuk duhet të paguajë për pasojat e një vendimi gjyqësor që do ta konsideronte të padrejtë.


Shtuar 15.09.2026 22:11

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahissupertotobetjojobetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgooglezbahis