Armando Broja pas fatit të keq që e ndoqi në turneun në SHBA duke u dëmtuar, ka pasur shansin e madh ditën e djeshme në një miqësore ndaj Udineses.
Tuchel e aktivizoi nga minuta e para sulmuesin shqiptar, që vinte pikërisht pas dëmtimit, mirëpo la për tëd dëshiruar para portës.
20-vjeçari u gjend 3 herë para portës, por nuk ia doli që ta dërgonte topin në rrjetë në asnjë nga këto raste.
Tekniku gjerman me të përfunduar nuk e riktheu më në fushë sulmuesin pas përfundimit të 45 minutave të para.
Gjithësesi siç e përmendëm më lart, Broja vinte nga dëmtimi dhe insistime dhe dalja para portës mbetet një meritë e tij./albeu.com