Bonus milioneri për Rangnick nëse arrin të sjellë Haaland në “Old Trafford”

Manchester United është ende i përkushtuar ndaj figurës së Erling Haaland dhe pikërisht nga klubi mendojnë se ai është pjesa që duhet të rikthehet për të qenë ndër më të mirët. Norvegjezi konsiderohet së bashku me Mbappe ylli i së ardhmes dhe ka gjasa të jetë një nga Topat e Artë i ardhshëm .

Nga Manchesteri e dinë se nuk do të jetë një operacion i lehtë dhe se gjysma e Evropës qëndron pas transferimit të tij.

Tani disa media britanike kanë nxjerrë në dritë se klubi dëshiron të përdorë atutën e Ralf Rangnick për të bindur futbollistin e Dortmundit. Të gjithë e dinë se trajneri ishte ai që e solli norvegjezin në Salzburg dhe prej kohësh ka një marrëdhënie të mirë me familjen e lojtarit .

Manchester United do të ishte i gatshëm t’i jepte trajnerit gjerman rreth 10 milionë euro si bonus nëse ai arrin të mbyllë nënshkrimin, një shifër që do t’i shtohej 7.6 milionë euro në sezon që merr si trajner.

Ky informacion i fundit padyshim që i vendos Djajtë e Kuq në ballë për nënshkrimin e Haaland, pasi gjithçka tregon se ai nuk do të marrë një vendim deri në fund të verës. /albeu.com


Shtuar 2.12.2021 08:51