Bonucci ka një mesazh për lojtarët e Anglisë: Duhet të hani më shumë makarona (VIDEO)

Bonucci shënoi golin e barazimit në finalen e Kampionatit Evropian dhe u emërua si “Lojtari i ndeshjes” në stadiumin “Wembley” të dielën në mbrëmje.

34-vjeçari nuk u përmbajt pasi Donnarumma ndali penalltinë e gjuajtur nga Bukayo Saka që edhe ia siguroi titullin e kampionit të Evropës Italisë.

Ai shpërtheu duke festuar me gjithë fuqinë e tij së bashku me Giorgio Chiellinin para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, duke ecur drejt tribunave të mbushura nga tifozët e Italisë.

“Duhet të hani më shumë makarona, hani më shumë makarona”, bërtiste Bonucci.

“Hani edhe disa makarona”, është një shprehje italiane që do të thotë “të fitoni më shumë përvojë” dhe shpesh përdoret në sport dhe futboll.


Shtuar 12.07.2021 11:43