Royale Union SG përmbysi epërsinë e Celta Vigos, me Besfort Zenelin si protagonist të takimit. Ish-ylli i Kosovës realizoi të dy golat e skuadrës së tij.
Në minutën e 35-të, Zeneli mori topin pas një harkimi të shkëlqyer të Zorgane dhe mposhti portierin vendas me një goditje të bukur.
Të lidhura
None found
Golin e dytë e shënoi në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 49-të, pas një bashkëpunimi të suksesshëm me Rodriguez.
Zeneli po vijon paraqitjet e mira te Royale Union. Ai është ftuar edhe nga Suedia për dy ndeshjet e muajit nëntor.







