Bersant Celina vijon të jetë një nga lojtarët kryesorë të Al-Ettifaqit në këtë sezon të kampionatit arab, duke dhënë sërish një kontribut të rëndësishëm për skuadrën.
Mesfushori kosovar ishte protagonist në duelin kundër Al Taaëonit, ku ekipi i tij arriti të marrë një pikë falë barazimit 1:1.
Të lidhura
None found
Në minutën e 90-të, Celina dha asistimin për Abdullah Ahmed Khateeb, i cili shënoi golin që vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.
Përballja u zhvillua të shtunën pasdite, në kuadër të xhiros së 12-të. 30-vjeçari luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa paraqitja e tij u konsiderua ndër më të spikaturat e këtij takimi.
Ky ishte asistimi i dytë i Celinës në elitën e futbollit arab gjatë këtij edicioni. Në 12 ndeshje të luajtura deri tani, ai ka shënuar edhe tri gola, duke qenë i përfshirë drejtpërdrejt në pesë gola të Al-Ettifaqit.
Me pikën e marrë ndaj Al Taaëonit, Al-Ettifaqi shkon në kuotën e 19 pikëve dhe mban vendin e shtatë në tabelë.







