Bëri golin historik, flet Bajrami: Bëmë maksimumin, tani të mendojmë për Kroacinë

Bajrami, ishte padyshim futbollisti që çoi “peshë”, zemrat kuqezi, ende pa u mbushur 1 minutë lojë, duke bërë kështu që goli i tij të futet në histori, si goli më i shpejtë i realizuar ndonjëherë, vetëm 23 sekonda lojë.

Në pëfundim të ndeshjes, ai tha: E kemi ditur të gjithë që Italia është shumë e fortë. Kemi bërë të gjithë maksimumin, do të luftojmë për çdo pikë dhe për çdo top. Për ne është arritje e madhe që luajmë në Europian, do të vazhdojmë kështu. Kemi disa ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Kroacinë, duhet të korrigjojmë ato që nuk bëmë mirë.

Të lidhura

None found

“Asllani i dha një top shumë të mirë, Manaj pati një shans shumë të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të kërkojmë golin”, u shpreh Bajrami.


Shtuar 15.06.2024 23:35