Bayern i ofron rinovimin mbrojtësit, Chelsea gati të përfitojë

Bayern Munich ka menduar t’i ofrojë rinovimin e kontarës mbrojtësit Niklas Sules, kontrata aktuale e të cilit përfundon në verën e vitit 2023.

Drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet paraprake me menaxherët e lojtarit për të mbyllur me sukses rinovimin e kontratës.

Lojtari aktualisht është i infektuar me Covid-19 por kjo nuk i ndalon palët të vazhdojnë bisedimet mes tyre për të vadhuar bashkëpunimin edhe për disa sezone tjera.

Aktualisht Sule përfiton një page bruto prej 8 milionë eurosh, por në rast se lojtari vendos të qëndrojë do të përfitojë një page prej 10 milionë eurosh në sezon.

Gjithsesi Bayerni duhet të nxitojë, pasi klubet angleze me në krye Chelsea do të bëjnë maksimumin për të rrëmbyer Sulen. /h.ll/albeu.com


Shtuar 23.11.2021 21:30