Barcelona planifikon të shpenzojë 200 milionë euro në merkato

Barcelona është duke u treguar serioze për të realizuar një merkato të dobishme dhe të përgatisë ekipin për sezonin e ardhshëm.

Blaugranët po planifikojnë të investojnë 200 milionë euro në blerje të reja me shitjen e 15% të tyre të të drejtave televizive.

Sipas “MARCA”, kjo marrëveshje pritet të ndodhë përpara se skuadra të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara në gjysmën e dytë të korrikut dhe duhet t’i sigurojë Barcelonës 400 milionë euro, të cilat do t’i lejojnë ata të përkulin muskujt në merkato./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.07.2022 08:28