PD dënon kërcënimin ndaj Osman Stafës: Fjalën e lirë nuk mund ta mposhtë narkopolicia

Partia Demokratike ka reaguar pas kërcënimit me vdekje ndaj gazetarit Osman Stafa, i cili publikoi pamje nga protesta e zhvilluar përpara Kuvendit.

Sipas PD-së, ngjarja nuk duhet parë si një incident i izoluar, por si pjesë e një klime gjithnjë e më armiqësore ndaj lirisë së shprehjes. Në reagim thuhet se një qeveri që përballet me denoncimet përmes presionit, intimidimit dhe frikësimit krijon një mjedis kërcënues për mediat.

Të lidhura

None found

Partia Demokratike kërkon që autori i kërcënimit të identifikohet dhe të përballet me drejtësinë, të hetohet lidhja e mundshme mes kërcënimit dhe pamjeve të publikuara, si dhe të bëhet identifikimi zyrtar i katër punonjësve të policisë. Gjithashtu, ajo kërkon sqarimin e urdhrave mbi të cilët efektivët kanë vepruar pa uniformë dhe garantimin e mbrojtjes për gazetarin Osman Stafa.

DEKLARATA:

Partia Demokratike e dënon ashpër kërcënimin me vdekje ndaj gazetarit të Neës24, Osman Stafa, pas publikimit prej tij të pamjeve nga protesta përpara Kuvendit.

Personat me veshje civile që shfaqen në pamje gjatë ndalimit të një protestuesi janë katër punonjës policie. Ndërhyrja e efektivëve të Policisë së Shtetit pa uniforma dhe pa shenja identifikuese ndaj protestuesve paqësorë ngre dyshime serioze për veprime të paligjshme dhe për shmangie të përgjegjësisë.

Kërcënimi i bërë ndaj gazetarit pas publikimit të pamjeve nuk mund të konsiderohet një episod i zakonshëm. Hetimi duhet të nisë me urgjencë dhe të përcaktojë jo vetëm personin që ka dërguar mesazhin, por edhe nëse ai lidhet me ekspozimin e punonjësve të policisë dhe me punën profesionale të gazetarit.

Sipas PD-së, kjo ngjarje dëshmon për një klimë gjithnjë e më armiqësore ndaj fjalës së lirë, të nxitur nga një qeveri që denoncimet i pret me presion, intimidim dhe frikësim. Kur gazetarët kërcënohen për dokumentimin e sjelljes së policisë, synimi është heshtja e medias, fshehja e abuzimeve dhe mohimi i së drejtës së qytetarëve për të njohur të vërtetën.

Partia Demokratike kërkon:

Identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të autorit të kërcënimit.

Hetimin e lidhjes së mundshme mes kërcënimit dhe pamjeve të publikuara.

Identifikimin zyrtar të katër punonjësve të policisë dhe sqarimin e urdhrave që kanë shërbyer si bazë për veprimin e tyre pa uniformë.

Vlerësimin e rrezikut dhe sigurimin e mbrojtjes për gazetarin Osman Stafa.

PD shprehet se çdo heshtje apo vonesë e institucioneve do të përbënte mbrojtje politike për kërcënuesit dhe do t’u përcillte një mesazh frikësues gazetarëve që dokumentojnë abuzimet e pushtetit.

Partia Demokratike deklaron solidaritetin e saj të plotë me Osman Stafën dhe me çdo gazetar që mbron interesin publik.

Narkopolicia nuk do ta fitojë betejën me fjalën e lirë!


sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus