Barcelona dhe Ronald Koeman kanë arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën e trajnerit, i cili u shkarkua pak javë më parë për rezultate të dobëta.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat katalane , që zbulon se holandezi ka pranuar të marrë 10 milionë euro, duke i kursyer klubit dy milionë euro.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Koemanin nuk e lidh më asgjë me klubin katalan, që do të thotë se mund të punojë që tani në çdo klub tjetër.
Trajneri holandez u shkarkua pas humbjes në Vallecas dhe u zëvendësua përkohësisht nga Sergi Barjuán, derisa Xavi Hernández mori përfundimisht frenat e ekipit të parë.