Koeman nuk ka ndërmend të ndahet në “paqe” me Barcelonën, nuk pranon zgjidhjen e kontratës

Mes Ronald Koeman dhe Barcelonës ka nisur një luftë e ashpër tashmë.

Trajneri holandez i cili u shkarkua disa ditë më parë nga stoli i skuadrës blaugrana nuk lëshon pe dhe pretendon të marrë nga klubi spanjoll 12 milionë eurot siç ishin parashikuar në kontratën mes palëve dhe nuk pranon për asnjë arsye dëshpërblimin prej 7 deri në 8 milionë euro që drejtuesit e Barcelonës i ofrojnë për të zgjidhur çështjen e prishjes së kontratës.

Të lidhura

None found

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vijim, por lufta mes palëve tashmë ka nisur.


Shtuar më 1.11.2021 21:22