Armando Broja po i afrohet gjithnjë e më shumë ndarjes me Burnleyn. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare duket i orientuar drejt një aventure të re dhe synon ta përdorë këtë merkato për të gjetur një destinacion tjetër.
Ndërkohë, një zhvillim i fundit i raportuar nga eksperti i merkatos në Itali, Gianluca Di Marzio, zbulon se një tjetër klub ka hyrë në skenë për shkodranin. Bëhet fjalë për Cagliarin, skuadër e elitës së futbollit italian, ku aktivizohet edhe një tjetër futbollist i Shqipërisë, portieri Alen Sherri.
Të lidhura
None found
Sipas të njëjtit burim nga Italia, drejtuesit e klubit sard po shqyrtojnë situatën dhe ditët e ardhshme pritet të sqarojnë nëse do të hedhin një hap konkret për të forcuar repartin e tyre me Brojën.
