Atletico Madridi mposht me “poker” golash Cadiz, një pikë pas Realit kryesues (VIDEO)

Atletico Madridi ka arritur të triumfojë përballë Cadiz në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 1-4.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa e dytë rezervoi plot 5.

Ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 56 me Lemar, më pas do të vinin golat e Griezmann dhe Correo, respektivish në të 70’ dhe 76’.

Vendasit do të ngushtonin rezultatin në minutën e 86 me Lozanon, por miqtë do të shënonin edhe golin e 4 me Cunha vetëm një minut më vonë.

Pas kësaj fitoreje Atletico Madrid pozicionohet në vendin e dytë me një pikë më pak se Reali kryesues, por keta të fundit me një ndeshje më pak. /albeu.com


Shtuar 28.11.2021 20:25