Mikel Arteta thuhet se ka folur me sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford në javët e fundit për një transferim të mundshëm te Arsenali.
Sulmuesi anglez pati një sezon të vështirë në Old Trafford shpesh në shënjestër të tifozëve për paraqitjet e tij të dobëta.
Ai ka qenë i lidhur me një largim nga klubi me Arsenalin të përmendur si destinacioni i tij i mundshëm.
“Arteta dhe Rashford kanë folur javët e fundit” shkroi një AFCAMDEN në X.
“Interesimi nga të dyja palët, por mbetet për t’u parë se sa i gatshëm do të ishte United për të ta shitur”.
Nuk është shumë shpesh që ne shohim lojtarë që lëvizin mes këtyre dy klubeve, por ka ndodhur herë pas here në dekadën e fundit me Danny Welbeck dhe Henrikh Mkhitaryan që lëvizin nga United në Arsenal, ndërsa Robin van Persie dhe Alexis Sanchez shkuan në “Teatrin e Ëndrrave”. /Telegrafi/