Rinisi me tensione seanca e Kuvendit pas pushimit 5 minutësh, ku opozita u rikthye në foltore duke e bllokuar teksa kërkoi respektim të rregullores.
Në debate të forta, kryeparlamentari Peleshi, u detyrua që ta ndërpriste seancën për 15 minuta të tjera, derisa palët të qetësoheshin.
Të lidhura
None found
“Mos e prishni seancën, të vijojmë procedurën. Nuk e shpërndani ju fjalën. Në zbatim të rregullores së pari duhet të uleni dhe foltorja nuk bllokohet.
Nuk merret fjala me dhunë. Ju dhashë 5 minuta pushim për qetësim, për meditim. Mos më tregua mua me gisht”, u shpreh Peleshi.
