Arsenali po planifikon një investim historik në merkato për të afruar sulmuesin e Aston Villas, Morgan Rogers.
Të lidhura
None found
Futbollisti 23-vjeçar është kthyer në objektivin kryesor të klubit londinez për repartin e avancuar, pas një sezoni të shkëlqyer që i ka shtuar ndjeshëm vlerën në treg.
Mikel Arteta e sheh Rogers si një element të rëndësishëm për të rritur nivelin konkurrues të skuadrës së tij.
Tiparet e anglezit, si fuqia fizike, zotësia në driblim, depërtimet nga thellësia dhe aftësia për të luajtur si në krahun e majtë, ashtu edhe në rolin e numrit 10, e kanë bërë atë një profil shumë të kërkuar.
Sipas raportimeve, Aston Villa nuk është e prirur ta lërë të lirë lojtarin, por njëkohësisht e di se interesimi i Arsenalit është tepër konkret. Oferta e parë e “Topçinjve” nuk arriti të bindë drejtuesit e klubit nga Birminghami, edhe pse bisedimet mund të marrin një drejtim tjetër.
Tashmë, Arsenali është duke përgatitur ofertën e fundit, që pritet të jetë rreth 150 milionë euro. Kjo shifër mund ta rendisë Rogers mes transferimeve më të kushtueshme në historinë e futbollit anglez.
Pas fitimit të titullit në Ligën Premier, në “Emirates Stadium” konsiderojnë se ka ardhur momenti për të investuar fort, me synimin për të vazhduar ndërtimin e një skuadre dominuese. Brenda klubit vlerësohet se Rogers nuk është vetëm një përforcim i menjëhershëm, por edhe një investim për të ardhmen, duke pasur parasysh moshën, potencialin dhe statusin e tij ndërkombëtar.
Rogers ka kontratë me Aston Villan deri në vitin 2031, çka shpjegon edhe qëndrimin e vendosur të trajnerit Unai Emery dhe të drejtuesve të klubit në negociata.
Sezoni i fundit i sulmuesit anglez ishte i jashtëzakonshëm, pasi ai realizoi 14 gola dhe dhuroi 12 asistime në të gjitha garat. Ai spikati edhe në Ligën e Evropës, ku UEFA e shpalli lojtarin më të mirë të turneut.

