Arsenal befasohet në FA Cup, eleminohet nga Nottingham (VIDEO)

Arsenal ka zhgënjyer në FA Cup.

Topçinjtë luanin në transfertë përballë Nottingham Forest, në një sfidë ku ata cilësoheshin si skuadra favorite për të kaluar më tej. Megjithatë, Nottingham nuk u impresionua nga rivalët dhe në fushë treguan se ishin të barabartë me Arsenalin, teksa ia dolën ta skualifikonin skuadrën e Mikel Artetës me rezultatit minimal 1-0.

Goli vendimtar i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë të sfidës, në minutën e 83-të nga realizimi i Grabban.

Kështu mbyllet shumë shpejt rrugëtimi i Arsenal në FA Cup./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.01.2022 21:16