Anglia arriti për herë të parë në histori të Kombëtares që të arrijë në finale të Kampionatit Evropian ku tani do të përballet me Italinë të dielën.
“Tre Luanët” arritën ta mposhtin Danimarkën pas vazhdimeve me një penallti që ndezi polemika e cila u fitua nga Raheem Sterling.
Sidoqoftë, kapiteni Harry Kane e humbi penalltinë, por shënoi gol nga topi i kthyer. Ai pas takimit ishte tejet i lumtur me arritjen e skuadrës.
“Ne kemi edhe një ndeshje për ta zhvilluar, ishte një kampionat fantastik deri tani dhe Danimarka ishte vërtetë e mirë dhe vështirë të luhet ndaj tyre”, tha ai.
“Jam i lumtur që arritëm për herë të parë në finale të Kampionatit Evropian, do ta shijojmë këtë fitore por fokusi tani është tek dita e diele”, shtoi ai.
“Të jem i sinqert nuk godita penalltinë në mënyrën e duhur, por fatmirësisht arrita të shënoj”, tha Kane.
“Ne kemi mësuar nga 2018-ta, e rëndësishme është ajo çfarë bëjmë në fushë, ne ishim në disavantazh por qëndruam të qetë dhe këto ndeshje fitohen nga karakteri dhe paraqitja e skuadrës”, përfundoi Harry Kane.