Amir Rrahmani shënon për Napolin në duelin përballë Sassuolos

Amir Rrahmani ka shënuar gol në ndeshjen që Napoli po e zhvillon në kuadër të javës së 21-të në Serie A përballë Sassuolos.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Racic që e realizoi në minutën e 17-të.

Por, kampioni në fuqi u këndell shpejtë, duke shënuar dy gola për tre minuta.

Kapiteni i Kosovës i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 29-të, kur u asistua prej Anguissas.

Për 2-1 u përkujdes Victor Osimhen (31’), që realizoi me një asistim Politanos.

Osimhen realizoi edhe njëherë për 3-1 në minutën e 41-të.

Aktualisht është duke përfunduar pjesa e parë në këtë takim, ndërsa për Rrahmanin ky ishte goli i dytë deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/


Shtuar 28.02.2024 18:54