Akademia e FIFA-s përzgjedh 19 talente të reja në Kosovë

Akademia e FIFA-s pranë Federatës së Futbollit të Kosovës ka nisur një program të posaçëm pune me futbollistet e reja të gjeneratave 2012 dhe 2013.

Të lidhura

None found

Pjesë e këtij projekti janë bërë 19 vajza me potencial, të evidentuara në të gjitha Lidhjet Rajonale të Futbollit në Kosovë. Përzgjedhja e tyre u krye pas procesit të vëzhgimit të talenteve, i zhvilluar gjatë muajit qershor në të gjitha rajonet e vendit.

Aktiviteti realizohet në kuadër të FIFA Talent Development Scheme, i cili synon t’u garantojë talenteve të reja mundësi të barabarta për përparim dhe t’i orientojë drejt niveleve më të larta të futbollit.

Me drejtimin e ekspertit të FIFA-s, Rainer Kraft, vajzat do të punojnë sipas një plani të organizuar dhe do të zhvillojnë seanca të specializuara stërvitore. Programi do të përqendrohet në përmirësimin e aftësive teknike, taktike dhe fizike.

E themeluar si akademia e parë e këtij lloji në shtetet e Ballkanit, Akademia e FIFA-s në Kosovë synon të ndërtojë një bazë të qëndrueshme për brezat e rinj dhe të ndihmojë në përgatitjen e futbollisteve që në të ardhmen mund të grumbullohen me ekipet kombëtare të Kosovës.


Shtuar 11.08.2026 21:35

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomcepbahis girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom