“Ai do të largohet në verë, por ka ende punë te Rapidi”, trajneri i Albion Rrahmanit flet për të ardhmen e lojtarit

Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që e di edhe trajneri i tij aktual, Cristiano Bergodi.

Sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar tri herë në 21 ndeshjet e edicionit aktual në të gjitha garat.

Cristiano Bergodi ka thënë se për Rrahmanin ka interesim të madh, duke e vlerësuar edhe vetë lojën e shqiptarit këtë vit.

“Rrahmani luajti mirë, është një sulmues i jashtëzakonshëm. Është normale që ai ka oferta. Nuk mendoj për atë që ai do të largohet, pasi janë edhe 9 ndeshje nga të cilat varet fati im si trajner dhe i tij si lojtar”.

“Natyrisht ai do të largohet në verë, është e mundur. Ai duhet të mendoj për një sezon të mirë që të mbetet në kujtesën e trajnerëve dhe klubeve”, ka thënë Bergodi.

Rapidi kërkon ta shes sulmuesin për 8 milionë euro, të cilin e bleu vitin e kaluar nga Ballkani për 600 mijë euro.

Mediat në Rumani kanë shkruar se klubet e interesuara janë Benficas dhe Aston Villa. /Telegrafi/


Shtuar 28.03.2024 17:44