Agjenti i Ronaldos takohet me Juventusin, vendoset e ardhmja e portugezit

Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, Juventusi do të zhvillojë bisedime me agjentin e Cristiano Ronaldos këtë javë.

Jorge Mendes do të jetë në Torino për bisedime, me raportet e fundit që sugjerojnë se superylli portugez i cili ka qenë i lidhur me Paris Saint-Germain – mund të zgjasë kontratën deri në vitin 2022.

Përveç PSG-së, Ronaldo është lidhur edhe me një rikthim te Real Madridi e po ashtu edhe te Manchester United.


Shtuar 5.07.2021 16:11