Adri Mehmeti vazhdon të jetë një nga emrat shqiptarë të përfolur për një të ardhme me fanellën kuqezi. Edhe pse deri tani nuk është bërë asnjë hap konkret për afrimin e tij, paraqitjet e 17-vjeçarit me RB New York në kampionatin amerikan kanë tërhequr vëmendjen.
Të lidhura
None found
I pyetur për mundësinë e përfaqësimit të Shqipërisë, talenti shqiptar theksoi se nuk e ka mbyllur asnjë derë, por se aktualisht është i përqendruar te zhvillimi i tij në Shtetet e Bashkuara.
“Jam ende i hapur për të gjitha mundësitë. Sigurisht, të jesh pjesë e këtyre diskutimeve është diçka e madhe, por momentalisht jam këtu. Jam i përqëndruar plotësisht këtu sepse ky është edhe vendi ku vjen i gjithë zhvillimi im profesional. E si rrjedhojë, vjen më pas edhe ftesa nga Kombëtarja”, u shpreh Mehmeti.
Kështu, 17-vjeçari vijon ta lërë të hapur mundësinë për të luajtur me Shqipërinë. Ndërkohë, emri i tij është përfshirë edhe në listën e lojtarëve që po ndiqen nga trajneri Rolando Maran.
Sipas përditësimit të fundit të “Transfermarkt”, kartoni i Adri Mehmetit vlerësohet aktualisht 6 milionë euro. Kjo përbën një rritje të ndjeshme krahasuar me muajin shkurt, kur vlera e tij ishte 1 milionë euro.
