3 emrat që pritet të zëvendësojnë Chiellinin, mbrojtësi italian do të largohet

Antonio Rudiger, Gleison Bremer dhe Nikola Milenkovic janë objektivat kryesore të Juventusit për të zëvendësuar Giorgio Chiellini sezonin e ardhshëm pasi ai ka vendosur të provojë një avneturë të re, ndoshta në MLS.

Antonio Rudiger është objektivi kryesor i Juventusit për sezonin 2022-2023. Kontrata e tij me Chelsean skadon në verë dhe La Gazzetta dello Sport ka raportuar se ai tashmë ka arritur një marrëveshje me klubin bardh e zi.

Gleison Bremer po monitorohet gjithashtu edhe nga bardhezinjtë, megjithëse Interi po kryeson garën për nënshkrimin e mbrojtësit brazilian.

Nerazzurrët kanë një marrëveshje me 25-vjeçarin, por ende nuk kanë rënë dakord me Torinon për çmimin.

Inter Milan in race to sign Bayern Munich target Gleison Bremer from Torino - Bavarian Football Works

Nikola Milenkoviçin, mbrojtësi i Fiorentinës është lidhur gjithashtu me një kalim në Torino, megjithëse ai nuk është zgjedhja nr.1 e Juventusit për sezonin 2022-23.

Bardhezinjtë kanë siguruar tashmë shërbimet e 23-vjeçarit Federico Gatti, i cili do të transferohet në Torino në verë pas përfundimit të huazimit te Frosinone në Serie B. /albeu.com/

OFFICIAL: Nikola Milenković renews until 2023 - Viola Nation


Shtuar 12.04.2022 17:16