Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim konsultative në Ministrinë e Brendshme me Donatorët, ku ishin të pranishëm dhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca.
Ministri Bledi Çuçi njoftoi se Ilir Beqaj është zgjedhur në krye të agjencisë që merret me ndihmat e donatorëve. Beqaj do të merret me menaxhimin e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.