Zjarri në Athinë, ndalohen 4 persona, mes tyre një shqiptar

Katër persona, mes tyre një shqiptar u ndaluan sot për shkak të zjarrit që u shënua sot në periferi të Athinës.

Sipas policisë greke, 3 u liruan pasi nuk kishin asnjë lidhje me zjarrin, ndërsa njëri u mbajt dhe ndaj tij pritet të ngrihen akuza për zjarrvënie pa dashje.

I  arrestuari është bletërritës dhe sipas policisë, ai kishte vënë tymuese për të bërë punime tek kosheret e bletëve dhe në rrethana ende të pa ditura, ka ndodhur përhapja e zjarrit.

Autori i dyshuar ka mohuar çdo implikim në ngjarje.


Shtuar 27.07.2021 20:45