Gjini: Kosova ka paguar rreth 27 milionë euro për energji të importuar

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, kritikoi Qeverinë për situatën në sektorin energjetik dhe tha se vendi po shpenzon deri në dy milionë euro çdo ditë për import të energjisë elektrike.

Gjatë një konference për media, ai bëri të ditur se vlera e importeve deri tani ka arritur afërsisht 27 milionë euro. Sipas Gjinit, prodhimi vendor është rreth 372 megavat, ndërsa kërkesa i kalon 800 megavatët.

Të lidhura

None found

Gjini e përshkroi gjendjen si kolaps energjetik, duke thënë se Kosova, pas shumë vitesh, po përballet sërish me importe të mëdha dhe çmime shumë të larta, të cilat në fund paguhen nga xhepat e qytetarëve.

Ai e akuzoi Qeverinë për keqmenaxhim të sektorit dhe njoftoi se AAK-ja do të kërkojë në Kuvend interpelancë për gjendjen energjetike. Gjini tha se do të ftohen edhe Prokuroria dhe institucionet e tjera që ta trajtojnë çështjen seriozisht.


Shtuar më 24.10.2026 13:36