Tesla pretendon se Roadsteri i ri elektrik mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 530 kilometrash në orë, rezultat që potencialisht do ta vendoste atë mes veturave më të shpejta në botë. Megjithatë, kjo shifër mbetet ende e pakonfirmuar dhe pritet të mbështetet nga të dhëna të tjera teknike.
Kompania amerikane e ka cilësuar modelin e ri si një veturë konceptuale, ndaj ende nuk dihet se cilat specifikime do të përfshihen në versionin përfundimtar të prodhimit.
Të lidhura
None found
Pas prezantimit të Roadsterit, Tesla ka nisur të publikojë më shumë të dhëna rreth performancës së tij, duke përfshirë shpejtësinë maksimale dhe fuqinë e motorëve.
Sipas informacioneve të bëra publike, objektivat për shpejtësinë janë ndarë në dy etapa. Në fazën e parë synohet arritja e 345 kilometrave në orë, ndërsa për variantin më të fuqishëm parashihet një shpejtësi maksimale prej 530 kilometrash në orë.
Varianti bazë, i pagëzuar Performance, pritet të ketë 1.073 kuajfuqi dhe 1.200 njutonmetra çift rrotullues. Versioni Thrust, ndërkaq, parashikohet të ofrojë 1.350 kuajfuqi dhe 1.400 njutonmetra çift rrotullues.
Këto objektiva janë komentuar nga Franz von Holzhausen, dizajneri kryesor i Teslas, gjatë një interviste për emisionin britanik “Top Gear”.
Roadsteri pritet të jetë mbresëlënës edhe sa i përket përshpejtimit. Të dhënat e publikuara tregojnë se ai mund të përshpejtojë nga zero në 100 kilometra në orë për rreth 0,84 sekonda, por edhe ky rezultat duhet të konfirmohet përmes testimeve praktike.







