“Zbërthehet” Dojna Mema: 6 muaj kam punuar pa lekë, ja sa ishte rroga ime e parë (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur Dojna Mema ka kujtuar punën e parë të saj në radio gjatë moshës 19-vjeçare.

Dojna është shprehur se 6 muajt e parë ka qenë në provë, pa pagesë.

Më pas sipas saj, nisi të paguhej me një rrogë që shkonte në rreth 20 mijë lekë të reja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

“Puna ime e parë, radio,19 vjeç! Asokohë mendoja që do të ishte edhe e fundit.

Pas 6 muaj prove (të papaguar) m’u vendos një pagë 20.000 lek dhe mbaj mend që isha aq e lumtur sa thoja: Po këta pse më paguajnë për të bërë çfarë më pëlqen?!

Shumë ka ndryshuar nga atëherë. Radio nuk ishte puna ime e vetme apo e fundit, paga u rrit bashkë me mua dhe mbi të gjitha unë mësova t’i lë gjithmonë të hapura dyert e dritaret e mundësive duke mos u kufizuar nga askush dhe asgjë. Bota është aty për ta kapur, bashkë me gjithë çka brenda.

Foto Arkive : Circa 2012”, ka shkruar Dojna.

Kujtojmë që moderatorja aktulisht është në periudhën më të bukur të jetës, pasi po shijon pritjen e ëmbël. Dojna pritet që shumë shpejt të bëhet nënë e një djali./albeu.com/