Zbardhet akt-ekspertimi i telefonit të Rozeta Dobit, komunikoi me Klosin edhe pas denoncimit në polici

Është zbardhur akt ekspertimi për telefonin e Rozeta Dobit, pastruesja që vodhi 120 mijë euro në banesën e ish-shefes së kabinetit Alda Klosi.

Nga kqyrja e bërë nga oficerët e policisë gjyqësore rezulton se ka pasur kontakte të vazhueshme mes Klosit dhe Dobit pas denoncimit të vjedhjes deri në datën 6 janar.

Ky akt ekspertim konfirmon thënien e Dobit e cila ka rrëfyer se me ish-punëdhënësen e saj ka pasur kontakte deri diten e arrestimit të saj, si normalisht.

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur nga banesa e Klosit 120 mijë euro.

Pas publikimi të rastit në komisariatin Nr.2 në Tiranë pati denoncime edhe nga qytetarë të tjerë për shuma parash e sende personale të vjedhura nga pastruesja./Albeu.com/


Shtuar 10.03.2023 12:16