Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është shprehur se qeveria ka vendosur uljen e pagave për mësuesit.
Përmes një mesazhi që i është dërguar deputetes në rrjetet sociale, mësuesit ankohen se sot janë përballur me rritjen e çmimit të biletës, gjë e cila nuk iu kompesohet nga qeveria dhe Ministria e Arsimit.
Kujtojmë se nafta ka shënuar çmime rekord në vendin tonë, duke arritur në 270 lekë për litër.
Postimi i Vokshit:
DHURATA e Qeverisë për mësuesit në këtë 7 mars!
– Bileta vajtje – ardhje për një mësues: nga 300 lekë është bërë 400 lekë.
– Qeveria kompenson vetëm 160 lekë në ditë.
– 240 lekë në ditë i paguajnë vetë mësuesit.
– 53 mijë lekë më pak në muaj në xhepat e mësuesve. 53 mijë lekë më e ulët paga reale e mësuesve!!
Lexoni më poshtë mesazhin e një mësuesi.
I kërkoj Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit të marrë masa urgjente për kontrollin e cmimin të biletave të tranaportit për mësuesot, osë të bëkë kompensimin e plotë të transpprti.