Ujësjellësi fut në sherr banorët e Lumasit me ato të Vodës, përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)

Ndërtimi i ujësjellësit në Kuçovë ka sjellë përplasje mes banorëve të fshatrave. Banorët e Vodës janë pro ndërtimit të tij, duke thënë se kanë nevojë për ujë. Nga ana tjetër, ata të Lumasit kanë muaj që protestojnë kundër punimeve pasi thonë se po preket burimi i Sinecit.

Sot, banorët e Vodës kanë dalë në protestë pro ndërtimit të ujësjellësit, ndërsa menjëherë janë mbledhur edhe ata të Lumasit, duke i kundërshtuar.

Mes banorëve të dy fshatrave ka pasur përplasje fizike. Ata kanë goditur njëri-tjetrin.

Kujtojmë se disa banorë të Lumasit kanë hyrë në grevë urie dhe kanë thënë se nuk do të ndalen derisa punimet në burimin e Sincit për ndërndrimin e ujësjellësit të ndalen.

Banorët e Lumasit thonë se burimi i Sinecit për ta është jeta, ndërsa ata të Vodës thonë se burimi është pronë publike./albeu.com

 


Shtuar 5.08.2021 10:49