ABC mëson detaje të reja lidhur me efektivin e Rrugores, Florenc Bicerri i arrestuar në Turqi pasi u kap me lëndë narkotike.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Bicerri kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Turqisë më 5 tetor.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se që prej datës 8 tetor, komisariati rrugor në Tiranë ka nisur hetimin disiplinor për efektivin si dhe procedurën për largim nga puna.
Shkak është bërë mosparaqitja e tij në detyrë.
Efektivi ka qenë i shoqëruar me shtetasin Kujtim Çeliku në momentin e arrestimit.
Çeliku rezulton i dënuar më përpara për vjedhje.
Të dy këta persona pasi kanë kaluar pikën kufitare dhe kanë udhëtuar drejt Stambollit.
Në sajë të këtij operacioni në pranga ra gjithashtu edhe shtetasi tjetër shqiptar, i identifikuar si Adrian Qirici.
Në lidhje me përfshirjen e efektivit të Rrugores në trafik ndërkombëtar të drogës, AMP ka nisur hetimet.