Turisti polak rrëzohet te “Kanionet e Gjipesë”, telefonon policinë: Ejani, kam thyer këmbën

Një turist polak ka telefonuar policinë pasi është rrëzuar te Kanionet e Gjipesë dhe ka thyer këmbët. Ai u ka thënë shërbimeve të policisë së ka pësuar frakturë, dhe menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili  ka  kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë.

Menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore.

Gjithashtu janë nisur forca policie më të specializuara, konkretisht Delta Forcë, pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë./albeu.com


Shtuar 8.04.2022 19:55