Tërmet në vendin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Një tjetër tërmet është ndjerë në Shqipëri. Tërmeti 3.7 ballë ka lëkundur Maqedoninë e Veriut pak më parë dhe lëkundjet e tij janë ndjerë deri në Peshkopi.

Raportohet se thellësia e tërmetit të ndodhur në orën 20:40 ishte 1 kilometër.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

 


Shtuar 12.03.2021 21:11