Pas debatit të ashpër, nipi qëllon me thikë xhaxhain

Një ngjarje e rëndë është regjistruar, mbrëmjen e sotme, në Myriophyto, Kilkis, të Greqisë.

Mediat fqinje raportojnë se në 27-vjeçar ka goditur me thikë xhaxhain e tij, 63-vjeçar.  I plagosuri u dërgua në spitalin e Kilkis, ku u shpall i vdekur.

Para ngjarjes së rëndë raportohet se viktima dhe autori kishin debatuar.

Ndërkohë policia greke ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.


Shtuar 12.03.2021 20:53