Tentoi t’i jepte rryshfet policisë rrugore, arrestohet shoferi në Tiranë

Një shofer 25-vjeçar është ndaluar nga policia rrugore e Tiranës pasi ka kyer shkelje. Ai ka tentuar që të korruptojë policët duke u dhënë rryshfet por është vënë në pranga.

“Sot në datë 03.04.2024  është arrestuar një drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë, përkatësisht shtetasi me iniciale, A.Z 25 vjeç. I kapur në shkelje ky shtetas ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policisë së Shtetit rryshfet|”, njofton policia.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.


Shtuar 3.04.2024 18:48