Gazetari Arsen Rusta është përplasur nga një makinë, teksa ishte duke raportuar “live” përpara godinës së SPAK-ut në Tiranë.
Makina shihet në video teksa ecën mbrapsht dhe përplas gazetarin, fatmirësisht pa pasoja të rënda.
Ky i fundit në nerva e sipër e godet makinën me grusht dhe thotë “tashi edhe shofer që të shtyp drejtpërdrejt…Ju kërkoj ndjesë”.
Trafiku i madh në këtë rrugë dhe prania e lartë e medieve duket se e vështirëson punën e gazetarëve, pasi kjo nuk është hera e parë që një incident i tillë ndodh. Më herët edhe gazetarja Anila Hoxha është përplasur në të njëjtën mënyrë.