Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka komentuar lajmet që e lidhin Julian Alvarezin e Atletico Madridit me një lëvizje të mundshme te gjiganti katalunas në afatin kalimtar të verës.
Të lidhura
None found
Së fundmi, sulmuesi argjentinas është shprehur se ka dëshirë të përmbushë një ëndërr në karrierën e tij, ndërsa raportimet sugjerojnë se kjo lidhet me një transferim të mundshëm te Barcelona.
“Është e qartë se ëndrrat bëhen realitet nëse punon fort dhe lufton për to”.
“Shumica e lojtarëve – dhe kjo na mbush me krenari – duan të vijnë te Barça”.
“Shpresojmë që të mund t’i bëjmë realitet ëndrrat e lojtarëve që duan të vijnë te Barça”, deklaroi ai.
Pavarësisht se Atletico Madrid ka refuzuar vazhdimisht përpjekjet e Barcelonës, klubi katalunas nuk ka ndërmend të tërhiqet nga gara për Alvarezin.
Burime pranë drejtuesve të Barcelonës bëjnë të ditur se ata besojnë se, me kalimin e kohës, dëshira e sulmuesit argjentinas për t’u larguar mund ta zbusë qëndrimin e Atletico Madridit.
Gjithsesi, klubi nga Madridi pritet të vendosë një çmim shumë të lartë për kartonin e tij, duke qenë se tashmë ka hedhur poshtë një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Barcelona për 26-vjeçarin.

