Shkon në Bubq për t’i uruar asaj ditëlindjen, Ilir Meta viziton Ijen e Bes Kallakut!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një vizitë në Bubq, në shtëpinë e gjyshes së aktorit të njohur të humorit, Bes Kallaku.

Meta ka ndarë pamje nga vizita e tij tek Ija, ku i ka uruar asaj ditëlindjen.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Meta, ish-presidenti i ka dhuruar asaj një buqetë me lule.

“Edhe 💯 pranvera të reja për Ijen, jo vetëm të Bes Kallakut por të të gjithëve ne! Lumturi, shëndet dhe jetë të gjatë!”, shkruan ai.


Shtuar 23.04.2024 16:16