“Rrëfehet” Donaldi në BBV: Dajat e babait më kanë grabitur tokat, jam në gjyq (VIDEO)

Donald Veshaj në Big Brother Vip ka habitur me deklaratën e tij, ku u shpreh se është në një proces gjyqësor me disa familjarë të tijë.

Ai ka thënë se më Ilirin mund të bisedojë e s’ka asgjë për tu habitur se në fund të fundit nuk ka ndarë tokat me të.

Në këtë moment ai shton se tokat i ka ndarë me dajat e të atit me të cilët është edhe në proces gjyqësor. Donaldi thotë se ata i kanë marrë disa prona në Radhimë, në jug të Shqipërisë, e ndaj me ta nuk flet por i marrë tokat.

“Pse nuk dua të flas unë me Ilirin? Mua më pëlqen të flas me Ilirin. Kur po flisnim atë ditë atje më morën tek “Dhoma e rrëfimit” e më thanë ‘Çne ti me Ilirin?’ I thashë ‘Po unë nuk i kam ndarë tokat me të në Rradhimë. Tokat në Rradhimë m’i kanë marrë dajat e babit, i kam ndarë me dajot e babit. I kam hedhur në gjyq. Me ata nuk flas…Po do i marr unë tokat!’”, është shprehur ai.

Kujtojmë se konfliktet midis dy banorëve, Ilirit dhe Donaldit, kanë nisur pothuajse që në fillim të lojës, ndërkohë që të dy konsiderohen si konkurrentë mjaft të fortë, finalistë dhe pretendentë për cmimin e madh të 100 mijë eurove./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 28.12.2021 09:31