Rrëfehet Arjola Demiri: Kur putha Bujar Asqeriun shkalloi fisi, më kanë paragjykuar për hiçgjë (VIDEO)

Aktorja Arjola Demiri është një nga personazhet më të komentuar të momentit që pas hyrjes së saj në Big Brother VIP.

Brenda shtëpisë ajo ka treguar shumë histori nga jeta e saj personale.

Së fundmi, Arjola i ka rrëfyer Einxhelit paragjykimet me të cilat është hasur për shkak të profesionit të saj. Ajo i ka treguar se një puthje me aktorin e njohur, Bujar Asqeriu kishte shkaktuar debat në familjen e saj.

“Bëra filmin ‘Njerka’, puthesha me Bujar Asqeriun. Shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte; ça faji kam unë… Ne jemi shumë të lidhur. I thashë mamit se ky është profesion, ka edhe më keq,”, është shprehur ndër të tjera Demiri./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)