“Pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt”, zbardhet mesazhi kërcënues ndaj Armand Dukës

Është bërë publik mesazhi kërcënues që presidenti i Klub Iliria i ka dërguar  presidentit të FSHf-Së Armando Duka.

Në mesazh, Nazmi Selmani, i shkruan zotit Duka të pyesë bashkëshorten dhe femijët, ai ka bërë të qajnë.

“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”, shkruan ai.

Pas këtij mesazhi kërcënues, Selmani i ka shkuar Dukës te shtëpia. Kreu i FSHF ka bërë denoncim në polici dhe uniformat blu kanë vënë në pranga 5 persona, mes tyre edhe presidentin e Ilirisë dhe dy djemtë e tij futbollistë.


Shtuar 31.08.2024 22:48